Bekteshi: Deri në fillim të dhjetorit pres ulje të çmimeve të produkteve bazë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot pas takimit me kompanitë nga industria ushqimore dhe tregtia, tha se pret ulje të çmimeve të produkteve bazë ushqimore deri në fillim të dhjetorit, nëse kjo nuk bëhet do të ketë masa.

“Pres që në fillim të dhjetorit të ketë ulje, nëse nuk ka, do të miratojmë masat që janë të parapara”. Janë masa që burojnë nga ligji i tregtisë”, tha Bekteshi, i cili shtoi se në kohë krize qytetarët nuk mund të mbajnë barrën kryesore.

“Mund të ketë rritje të çmimit të lëndëve të para dhe ka mekanizma të caktuar për të reaguar por ne jemi gati ta bëjmë edhe këtë, por fillimisht të shohim se ka vullnet që kriza të mos jetë barrë e qytetarëve”, tha Bekteshi.

Ministri tha se do të vendosen ndalesa për ato kompani tek të cilat konstatohet se ka shkelje ose ka qëndrim mashtrues ndaj konsumatorëve.


You may also like