Bekim Sali takon drejtorin e SHB “Logos-A”: Mora premtimit se pas 17 tetorit Çairi do të ketë një bibliotekë moderne

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Çairit, Bekim Sali ka njoftuar se ka realizuar takim me drejtorin e Shtëpisë Botuese “Logos-A”, prof.Adnan Ismaili. Gjatë takimit është biseduar se përpos dhurimit të librave për të gjitha bibliotekat e shkollave në Çair, pas 17 tetorit do të ketë angazhim personal nga ana e profesor Adnan Ismailit që të ketë një bibliotekë.

Sot isha në vizitë në SHB “Logos-A”, ku e takova drejtorin e kësaj shtëpie, prof. Adnan Ismailin.
Si njeri që ka bërë revolucion në botën e librit, prof. Adnan Ismaili edhe kësaj radhe shprehu gatishmëri që të vazhdojë ta mbështesë përhapjen e librit. Nga ai mora premtimin se, përveç dhurimit të librave për të gjitha bibliotekat e shkollave në Çair, pas 17 tetorit ai do të angazhohet personalisht që Çairi të ketë një bibliotekë komunale moderne dhe të pasur.
Duke e njohur kapacitetin dhe miqësitë që i ka ai anekënd botës, unë jam i bindur se kjo bibliotekë do të jetë stolia e Çairit tonë.
Çairi i Ri patjetër do të ketë bibliotekë”,
ka shkruar Bekim Sali.

You may also like