Bekim Sali takoi kryetarin e Yskydarit, ky është premtimi nga komuna turke

by admin
Spread the love

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bekim Sali ka njoftuar mbi takimin që ka pasur me kryetarin e Komunës së Yskydarit, Hilmi Tyrkmen. Sipas njoftimit, në takim është biseduar për mundësinë e realizimit të Qendrës së Kulturës, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si dhe të “vatrave për të moshuarit”.

“Para disa ditësh kisha kënaqësi ta takoj kryetarin e Komunës së Yskydarit, z. Hilmi Tyrkmen. Përveç se një mik i Ballkanit, ai është edhe ndër njerëzit që seriozisht dëshiron të ndihmojë në zhvillimin rajonit tonë. Unë e njoftova me vizionin tim për Çairin e Ri dhe, veçmas, e analizuam bashkë mundësinë e realizimit të Qendrës së Kulturës, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si dhe të “vatrave për të moshuarit”. Kam besim dhe bindje se pas 17 tetorit do të kemi lajme edhe më konkrete nga Yskydari për Çairin. Çairi i Ri do të bëhet realitet”, thuhet në njoftimin e Bekim Salit.

You may also like