Bekim Sali për paralajmërimet e mjekëve amë për protestë: Pakënaqësitë duhet të tregohen në tavolinë me propozime konkrete

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i pyetur në lidhje me paralajmërimet e mjekëve amë, ka deklaruar se të gjitha ndryshimet bëhen në tavolinë dhe në grupe të punës.
Sipas tij, nuk mundet që përmes pacientëve të bojkotohet puna.
Ai tha se nuk e kupton se pse në këtë mënyrë mjekët amë duan ta tregojnë revoltën e tyre, duke krijuar radhë të gjata nëpër ambulanca.
“Nuk e mbështes këtë lloj të protestës, gjegjësisht të treguarit të pakënaqësisë. Pakënaqësinë duhet ta tregojnë në tavolinë me propozime konkrete që do të shqyrtohen realisht. Nuk mund të bëjmë ndryshim në sistem për një muaj, ose dy, ose nën presion”, tha mes tjerash Sali.
Ndryshe, mjekët amë kërkojnë që udhëzimet për pacientë të jepen vetëm në formë elektronike, gjë për të cilën nga Ministri e Shëndetësisë thonë se kërkon kohë.


You may also like