Bekim Sali nënshkruan memorandum me përfaqësuesit e “Go Green”: Në “Çairin e ri” ekologjia do të zë vend të veçantë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kandidati i opozitës shqiptare për komunë e Çairit Bekim Sali, gjatë ditës së sotme ka pasur takim me përfaqësuesit e shoqatës “Go Green”. Në takim, sipas njoftimit, thuhet se është biseduar për politikat ekologjike. Sali ka deklaruar se në platformën e tij “Çairi i ri” ekologjia është me shumë prioritet.

“Sot, kisha rastin që të realizoj takim me përfaqësuesit e shoqatës “Go Green” në Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit, folëm për politikat ekologjike në vend, ku me theks të veçantë potencova se në platformën tonë “Çairi i Ri” – ekologjia është njëra ndër prioritetet e para të programës sonë. Duam që “Çairi i Ri” të formësohet me agjenda gjelbëruese që të fitojë pamje të re. Gjithashtu nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi për mbrojtjen e mjedisit, aktivizimin e të rinjve dhe politikave që promovojnë përdorimin e qëndrueshën të burimeve natyrore”, thuhet në njoftimin e partisë Alternativa.

You may also like