Bekim Sali: Ne zotohemi se në Çairin e ri për mandat katër vjeçar nuk do të flasim për problemet elementare të jetesës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Çairit, Bekim Sali, në TV 21 tha se ai do të punojë për Çairin e ri. Sali u shpreh se banorët e Çairit e njohin si tregtarë dhe afaristë.

“Dua që Çairit t’ia jap katër vitet për ta ndryshuar jetesën. Kemi ofertë konkrete reale, dhe gjatë periudhës tre javore ne do të diskutojmë atë me banorë te Çairit, se pse opsioni jonë është më i mirë për banorët e Çairit”, tha Bekim Sali.

Bekim Sali tha se ata kanë punuar shumë për programin e tyre dhe për ta bërë Çairin e ri.

“Në Çair është vështirësuar jeta në çdo sferë, duke filluar nga mafia urabane, ajo është tej mase e zhvilluar, për shkatërrimin e arsimit dhe objekte shkollore, mos të flasim për ekonominë, komunikacioni është shkatërruar, nevojat elementare nuk mund të realizohen, ende flasim për kanalizim dhe ujësjellës. Është e turpshme për një mandat të dytë të falim nëse në mandatin tonë nuk kemi realizuar së paku nevojat elementare të banorëve. Këto janë gjëra që mund të realizohen me vetëm një mandat. Ne zotohemi se në Çairin e ri për mandat katër vjeçar nuk do të flasim për problemet elementare të jetesës”, ka deklaruar Bekim Sali nga Alternativa.

You may also like