Bekim Sali: Në Çair kemi rikthyer shpresën se ndryshimi është i mundshëm

by admin
Spread the love

Bekim Sali tha se fitorja është arritur edhe në vitin 2017, por për shkak një falsifikimi të madh u vodh fitorja.

“Jemi dëshmitarë se një falsifikim i madh një vjedhje një intervenim shumë i madh i institucioneve të shtetit mundësuan që kandidati i cili sot është kundërkandidat i imi ta ketë një mandat 4 vjeçar. Ne atë e konsiderojmë si mandat të vjedhur, por sot jemi në tavolinë prapë përballë dhe mendoj se e kemi rritur nivelin e masës kritike. Në takimet e tona që i kemi çdo ditë, jemi të mirëpritur, japim shpresë për rininë. Rinia po sheh një të ardhme më të mirë me programin që jemi paracaktuar se do ta realizojmë në mandatin 4 vjeçar dhe unë besoj se Çairi në vitin 2025 do të jetë shumë më ndryshe se ajo që është sot”, deklaroi Bekim Sali.

Bekim Sali tha se kjo betejë nuk është vetëm e Bekimit, por është betejë e 83 mijë banorëve aq sa ne mendojë që ka në Çair.

“Është betejë e gjithë banorëve që përballen çdo ditë me sfidën për të mbijetuar në Çair dhe jo për të jetuar, kjo që po përballen banorët e Çairit me mungesat e shumta të jetesës, të klasave, trafikut në komunikacion, rrugëve të dëmtuara të shkatërruara, kjo është beteja që bëhet, Nuk është vetëm beteja e Bekimit që bëhet për ndryshim. Është nevojë e kamotshme e banorëve të Çairit”, tha Bekim Sali në emisionin debativ në TV SHENJA.

Ai tha se rreziku më i madh i pushtetarëve është populli.

“Mendoj se mobilizimi u bë në sallën e tubimit tonë që e kishim. Aty çdo njeri që ishte prezent vullnetarisht, pa asnjë presion. Thirrja ka qenë publike, salla ishte e stërmbushur, kishte persona”, tha Sali, duke shtuar se në Çair është rikthyer shpresa se ndryshimi është i mundshëm.

 

 

You may also like