Bekim Sali: Ju faleminderit të gjithëve nga zemra për mbështetjen

by admin
Spread the love

Bekim Sali, ka falënderuar gjithë personat të cilët kanë votuar për të në këto zgjedhje lokale

“Të dashur  10582 banorë të Çairit, ju faleminderit të gjithëve nga zemra për mbështetjen. Janë këto vota të pastra të entuziazmit, drejtësisë dhe dashurisë për Çairin e mirëqenies.

Pavarësisht rezultatit përfundimtar dhe pavarësisht se kemi vërejtje ndaj procesit zgjedhor, që ka dalë nga presioni i madh i pushtetit, unë e respektoj këtë rezultat dhe ju them se që nesër ne jemi në betejë të re.

Me ose pa komunën, synimi ynë për ta bërë një Çair tjetër dhe një jetë më të mirë nuk ndalet. Kjo është një kauzë përtej një beteje dhe unë jam në front aty ku e kemi lënë sonte.

Sidoqoftë, ju faleminderit nga zemra secilit dhe pafundësisht! I juaji Bekimi”, ka shkruar Bekim Sali.

You may also like