Bekim Sali flet për planet për Çairin: Me një organizim të mirë të buxhetit të gjitha projektet do të mund të realizohen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Bekim Sali tha se premtimi i tyre është që sapo ta marrin mandatin të bëhet një konkurs për Master Planin për Çairin e ri. Ai tha se janë optimist se në kohëzgjatje prej 6 muajve do të miratohet ai plan.

“Brenda 6 muajve besoj se do ta miratojmë Master Planin dhe kështu do të bëjmë pastaj thirrje tek investitorët për të investuar në Çair, duke e ditur se Çairi është i stërmbushur me objekte dhe këtu kompensimet, esksproprimet do të jetë proces i vështirë, por ka vullnet për shkak topografisë së Çairi dhe afërsisë me qendrën e Shkupit ka vullnet edhe nga investitorët që të vijën dhe në bazë të Master Planit që do të miratohet të fillojnë investimet e para në Çair”, tha Bekim Sali.

Sa i përket komunikacionit, Bekim Sali tha se ata në fazën fillestare kanë premtuar tre parkingje në kate, por nëntokësore, por duke i ruajtur hapësirat e gjelbërta.

“Arsyeja pse bëhet kjo është edhe përkrahja nga fondet ndërkombëtare për ksi lloj projektesh. Janë për të mirën e banorëve por duke ruajtur hapësirat publike. Këto tre parkingje përafërisht, dhe organizimi me trafik nëjkaahësh në vendbanimet e Çairit, na sigurojnë diku 1700 vende parkimi të cilat nuk i kemi patur deri sot. Besoj se rruga Cvetan Dimov do të lirohet për qarkullim të rrjedhshëm të makinave”, tha Bekim Sali.

Bekim Sali tha se në zgjidhjen e tërësishme për Çairin, kanë paraparë në bazë të përqindjes së banorëve të ketë edhe hapësira për socializim të cilat nënkuptojnë parqe, kënde për lojëra, kënde për fëmijë.

Sa i përket hapësirave për aktivitete sportive, Bekim Sali tha se ata e kanë në pikat kryesore rinovimin e sallës së Partizanit edhe atë sa ma e shpejtë që e mundur.

“Përkushtimi jonë që çdo fëmijë të merret me një sport të caktuar, ata që merren me not, do të punojmë që të ju sigurojmë kushtet për tu marr me not”, tha Bekim Sali.

Bekim tha se ata do të mundohen t’i shtojnë kapacitetet e shkollave.

“Sot për fat të keq shkollat nuk janë të mirëmbajtura tualetet janë të shkatërruara, çdo renovim është iniciativë private, banorët e Çairit janë shumë fisnik dhe e duan të mirën, duan të ndihmojnë në institucione kur rritet fëmijët tanë. Ne e kemi parasysh edhe këtë nevojë, kujdesin për higjienë nëpër shkolla”, deklaroi Bekim Sali.

Bekim Sali tha se organizimi financiar i komunës së Çairit nuk është shumë i dobët siç përshkruhet.

“Ju duhet të jeni një shtëpiak i mirë për ta organizuar jetën e një familjeje. E kaluara ime flet për organizim të mirë të kompanive që i kam themeluar vet, dhe të cilat nuk kanë thithur fonde shtetërore për tu ngritur. Duke e ndjekur trendet duke i parë edhe mundësit për zhvillim në komunën e Çairit, sot jemi të vetëdijshëm se vështirë mund të bëhet diçka në Çair, për shkak se e kaluara flet për korrupsion shumë të madh, do të duhet t’i zbardhim në periudhë shumë të shkurt. Pse ka munguar ngrohja nëpër shkolla. Një organizim i mirë financiar besoj se këto projekte mund të realizohen. Këto nuk janë vlera marramendëse të cilat nuk mund të realizohen, mjafton një organizim i mirë dhe ndalje e çezmave të cilat kanë rrjedh pa kontroll”, u shpreh Bekim Sali, duke shtuar se është i bindur se banorët e Çairit do të votojnë për ndryshim në këtë komunë.

You may also like