Bekim Sali: E përmbushëm premtimin, 60 milionë denarë për spitalin e Kërçovës

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, ka njofuar se në mbledhjen e Qeverisë, me kërkesën e tij, janë ndarë 60 milionë denarë për të përfunduar ndërtimi i spitalit në Kërçovë, transmeton InfoShqip.

Me kërkesën time, Qeveria në mbledhjen e sotme për buxhetin e vitit 2023, i ndau edhe 60 milionë denarë shtesë për t’u zgjidhur problemi shumëvjeçar dhe për të përfunduar aktivitetet për ndërtimin e projektit për spitalin e ri në Kërçovë. Ne e përmbushëm premtimin tonë – siguruam mjete që kërçovarët të kenë një spital të ri”, ka shkruar ministri Bekim Sali.

Kujtojmë se vite me rradhë ka pasur shumë e shumë premtime për përfundimin e spitalit, por asnjë ministër deri tani nuk ka arritur të siguroj mjete që më në fund kërçovarët të kenë spitalin e ri./InfoShqip.com

Lexo lajme interesante

You may also like