Bekim Sali: Do të jem në shërbimin e gjithë banorëve të Çairit dhe jo të partisë

by admin
Spread the love

Bekim Sali tha se pakënaqësi për gjendjen në të cilën është komuna e Çairit, ka tek çdo njeri i shëndosh i cili mendon për të ardhmen e sigurt të familjes së tij.

“Zgjedhjet lokale nuk bëjmë politika madhore shtetërore, ne bëjmë politika lokale. Në merremi me mbijetesën në Çair. Çdo banor i Çairit pa dallim ngjyrimit partiak përballet me të njëjtat probleme. Mungesa e hapësirave në shkolla është problem që e kanë të gjithë, pasiguria është problem i çdo fëmijë i çdo banori të Çairit. Nuk mundet rruga me gropa të jetë më e mirë për një spimaptizant politik se sa një simpatizant i një partie tjetër. Kjo është shumë e qartë dhe këtë e vërejmë në të gjitha takimet me qytetarët”, deklaroi Bekim Sali.

Bekim Sali tha se në momentin kur do ta fitojnë besimin e qytetarëve “ai nuk është më anëtar i një partie politike”.

“Do të jetë në shërbim të popullatës e cila jeton në Çair. Këto mesazhe janë të sinqerta të drejtuara deri tek çdo banor i Çairit”, tha Bekim Sali.

Bekim Sali tha se gjithçka në komunë është politizuar, madje edhe sallat sportive. /SHENJA/

 

 

You may also like