Bekim Jashari deponon mbi 10 ankesa në PZAP. Votat na janë vjedhë dhe vullneti i qytetarëve është manipuluar

by admin
Spread the love

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se kanë deponuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Jashari thotë se tashmë dihet nga të gjithë që u janë vjedhur votat në Skenderaj dhe sipas tij, vullneti i qytetarëve është manipuluar.

“Pas evidentimit të parregullsive të shumta që kanë ndodhur në shumë vendvotime në komunën tonë, sot kemi deponuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që kanë të bëjnë me vjedhjen e votave me sistemin e “trenit bullgar”, duke deformuar kështu vullnetin e shenjtë të qytetarëve të komunës sonë”, ka shkruar Jashari në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Jashari tha se nga vëzhguesit e tyre në shumë vendvotime, gjatë numërimit të votave janë gjetur shumë fletëvotime të pavulosura për kryetar komune.

“Mund të këtë edhe shumë tjera që nuk janë identifikura në mungesë të komisionerëve tonë në vendvotime, për të cilat kërkojmë informacione nga ju qytetarë të dashur”, ka shkruar Jashari,

Ai kërkoi nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Prokuroria e Kosovës që të hetojnë sipas tij keqpërdorimin e procesit zgjedhor.

This post was published on 2021-10-18 7:45 pm

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like