Bekaj: Ta shijojmë këtë fitore, ndihem shumë mirë te Tirana

by admin
Spread the love

Xhixha shënoi golat, por një tjetër protagonist absolut i bardhebluve ishte portieri Visar Bekaj, që ruajti të paprekur portën e Tiranës në derbi me pritjet e tij. Gardiani i kampionëve të Shqipërisë foli për Oversport pas suksesit ndaj Partizanit.

“Ishte një fitore e vuajtur por e merituar. Kur humbëm penalltinë isha optimist për tre pikët, pas të kuqit kënaqesha edhe me një barazim. Pas golit shpresa ishte e madhe. U shqetësova nga sulmet e Partizanit, të kënaqemi nga kjo fitore. Te Tirana kam ndjerë mikpritje dhe e shijoj.

Kombëtarja e Kosovës, koha për të luajtur titullar? Detyra ime është të punoj, të kap një ekip në Europë dhe të kap vendin në përfaqësuese.

Shiriti i kapitenit? Një kënaqësi dhe një përgjegjësi e madhe”, tha Bekaj. / Oversport.tv

You may also like