BEJRUT – Një seri sulmesh izraelite godasin Libanin lindor

by admin
Spread the love



BEJRUT, 30 tetor /ATSH-DPA/- Një seri sulmesh goditën qytetin antik të Baalbek dhe fshatrat përreth në Libanin lindor, pas një paralajmërimi për evakuim nga ushtria izraelite, thanë burimet e sigurisë.

Sulmet goditën qytetin Baalbek dhe rrethinën e tij – dhe disa zona të cilat nuk ishin përfshirë në paralajmërimin e lëshuar më parë nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Sulmet përkuan me fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të sapoemëruar të Hezbollahut, Naim Qassem.

>

“Shumica e njerëzve që jetojnë në qytetin Baalbek u larguan në panik këtë mëngjes kur ushtria izraelite lëshoi ​​paralajmërimin”, thanë burimet.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKE vlerëson përparimin e Kosovës dhe e inkurajon t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë


You may also like