“Bëjnë teatër”, deputeti i PD-së shpërthen ndaj Ramës dhe Bashës në Kuvend

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti kritikoi sot mungesën e kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvend, teksa po diskutohej për buxhetin e 2022. Alizoti tha se në sallë duhet të ishte gjithashtu edhe kryetari i opozitës.

Deputeti u shpreh se dy liderat harxhojnë kohën duke bërë debat, që sipas tij është teatër. Alizoti tha me bindje se në parlament ka injorancë dhe banalitet.

Deklarata e Alizotit:

“Në këtë Kuvend nuk ka fjalime politike por teatër. Buxheti është më i rëndësishëm dhe kryeministri nuk është në sallë, por duhet të ishte edhe kryetari i opozitës. Qeveria është gjysmake. Koha zgjatet ndërmjet dy figurave të rëndësishme që është e gjitha teatër, kush është figura më e mirë dhe kush bën teatër. Shoqëria shqiptare ka pasur një popull të varfër, por sot ka një elitë shumë më të pasur, që sfidon atë të botës. E pasur pa ditur gjë, pa bërë fjalime politike. Kemi injorancë në Parlament, mos e merrni për arrogancë, prandaj politika shqiptare është lincim.

Kryeministri dhe lideri juaj që keni frikë ta kundërshtoni. Parlamentarizmi ka vdekur kur listat për deputetë i bën kryetari i partisë. Dhe kur vjen këtu s’ke ça thua. Ky është një realitet i hidhur. Do vijë ai më vonë, kanti. Ai di vetëm gallatë. Meqë jemi pak veta këtu dhe s’dëgjon njeri kjo është fatkeqësia e popullit shqiptar. Shpresoj që ata njerëz që na shohin të revoltohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre sepse politika e jashtme, Serbia një nga vendet më agresore të Ballkani dhe aleati ynë do të shkojë në detin kinez. Aleati ynë do të largohet nga Ballkani. Ne duhet të mendojmë për një ekonomi cilësore, mbrojtje cilësore. Vepra e këtij parlamenti është banaliteti. Pjesa e madhe nuk janë prezentë për buxhetin dhe ka fjalime votojeni këtë buxhet. Çfarë strategjia ekonomike keni për zhvillimin ekonomik si të majtë? Politika në të gjithë botën bazohet në ekonomi. Ju çfarë teze keni? PPP janë të majta? Nuk janë. Atëherë pse thatë qëparë se jeni socialist. Nuk je socialist se ke pasur babin oficer në kohën e partisë së punës, por kur je në ideologji. Besoj se politika nuk ka lidhje me vjershat. Kohën do e marrin nesër liderat botërore që do flasin tre orë këtu,” u shpreh deputeti.

You may also like