Bëhuni gati të visheni trashë javën tjetër! Masat e ftohta “pushtojnë” vendin, ja çfarë pritet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Moti në Shqipëri është karakterizuar nga temperature të ngrohta gjatë ditëve të ndërrimit të viteve dhe kësaj jave, por gjithçka pritet të ndryshojë krejtësisht duke filluar nga java e ardhshme.

Duke filluar nga e marta, temperaturat në pjesën më të madhe të vendit pritet të zbresin deri në -7 gradë Celsius për shkak të rrymave të ftohta ajrore që vijnë nga veriu i kontinentit, të cilat “pushtojnë” të gjithë rajonin tonë.

Zonat më të prekura nga i ftohti pritet të jenë veriu, veri-lindja dhe jug-lindja e vendit, ndërsa në Shqipërinë qendrore dhe në jug temperaturat pritet të variojnë nga 1 deri në 10 gradë Celsius.

You may also like