“Bëhuni fitues si luan Luizi”, Dafina Zeqiri mbështet publikisht Luiz Ejllin

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli po merr mbështetje të jashtëzakonshme nga jashtë shtëpisë së Big Brother, ku përvec publikut, po merr mbështetje edhe nga personazhe të njohur.

Mbështetje po i dhuron edhe këngëtarja shumë e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, Ajo e ka postuar Luizin nga “prime” i sontëm teksa ka bërë një dedikim të fortë.

“Nëse dëshiron të jesh fitues, bëhu i patrembur si një luan”, ka shkruar ajo. Sot, gjatë ditës është publikuar kënga e Luizit kushtuar Kiarës, e cila ka shpërthyer nga klikimet.

Më herët edhe figura të tjera të njohura kanë mbështetur publikisht Luizin, gjë që tregon se këngëtari shkodran po bën një lojë të jashtëzakonshme brenda Big Brother.

You may also like