“Bëhu njeri më i mirë” Reagon Elgit Doda pas daljes së Beatrix?

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur Elgit Doda ka shprehur disa herë hapur mbështetjen dhe suportin për mikun e tij Donald Veshaj gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP Albania”. Ai gjithashtu ka krijuar një triologji këngësh që kanë qenë të shkruara dhe ideuara në bashkëpunim me Donaldin, i cili, në fillim të hyrjes së tij në format, i ka trajtuar si këngë dedikuar ish të dashurës së tij, Bora Zemanit.

Teksa Elgiti, bashkë me Romeo Veshajn janë përfolur shumë për këngët e dedikimet me parashuta në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, sot ai ka publikuar një “story” në llogarinë e tij të “Instagram”, që lindin dyshime se mund të jenë dedikuar Beatrix Ramosaj.

“Nuk e di pse një pjesë e këtij mileti ka kaq shumë mllef si me i pas marr bukën te shpia. Bëhu njeri më i mirë se të bën mirë për shëndetin mendor.”- ka shkruar ai.

Edhe pse nuk ka përmendur emra, dimë që Beatrix është komentuar shumë në mënyrë negative për lidhjen e saj të krijuar brenda shtëpisë me Donaldin dhe i druhej shumë mendimeve të realitetit të jashtëm. Ndaj dhe kjo deklaratë, duket si një formë indirekte për të shprehur suportin ndaj partneres së mikut të tij.


You may also like