Bëhet virale një video William dhe Kate, të cilët shfaqen duke u argëtuar në një klub nate – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një video e Princit William dhe Kate Middleton është bërë virale kohëve të fundit me paraqitjen e tyre në një klub nate.

Incizimi i shkurtër i realizuar në kohën kur akoma nuk ishin të martuar ka grumbulluar tani katër milionë klikime në TikTok.

Çifti në këtë periudhë janë të martuar dhe kanë tre fëmijë, por kjo ka ndodhur kur nuk ishin si anëtarë të familjes mbretërore.

Videoja përmbledhëse e çiftit e realizuar në Londër është shpërndarë dhe parë mjaft herë dhe komentet në video janë në fakt të mira.

“Si është kaq fotogjenike! Këto janë fotot më të përafërta të saj në ekzistencë dhe ajo ende duket si një perëndeshë që rrokulliset”, ka shkruar një fans, ndërsa një tjetër ka shtuar: “Kate nuk plaket fare”.

“Më duken në një ditë normale kur miqtë e mi bëjnë foto…pa alkool”, tha një ndjekës “Mendova se nuk janë argëtuar kurrë”.

LEXO EDHE KETE

Dikur një nga aktorët më seksi në botë, sot Brendan Fraser peshon 270 kilogramë

Ata të dy u takuan dhe filluan të takoheshin në vitin 2002 në Universitetin St. Andrews, më pas u ndanë dhe u bashkuan përsëri në vitin 2007.

Pas kësaj, William i propozoi Kate në vitin 2010 dhe u martuan në vitin 2011.

@danideeeee1 party hard 😅 like normal young people 😊 #katemiddleton #princewilliam #duchessofcambridge #dukeofcambridge #royalfamily #fyp #royal #party ♬ Hard Times – Paramore

You may also like