Befason Spartak Ngjela, i bën ftesë të hapur moderatores: Merr dhe ti ndonjë shoqe, bëjmë bisedë pas darke, pimë dhe ndonjë gotë, flasim për kozmosin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Avokati Spartak Ngjela, ka folur si rrallë herë duke zbuluar pjesë nga rutina e tij e përditshmërisë, nga puna dhe deri tek jeta private, ku gjatë një bisede që ka zhvilluar me moderatoren e programit “Fit Station” Çenkuela Hasa, në zyrën e tij teksa ka komplimentuar disa prej gazetareve të njohura në media, ai nuk ka ngurruar t’i bëjë një ftesë të hapur asaj.

Avokati e ftoi Çenkuelën për të konsumuar ndonjë gotë dhe për të shkëmbyer ndonjë bisedë së bashku, madje i sugjeroi që të merrte dhe ndonjë shoqe nëse dëshironte.

Pjesë nga intervista:

Moderatorja: Folëm për mëngjeset tuaja, punën, por si janë mbrëmjet e avokatit, cilët janë njerëzit që të shoqërojnë?

Spartak Ngjela: “Po të jem i disponuar se puna dhe të lodh. Punoj këtu, bëj padi, bëj mbrojtje në gjyq, shkruaj dhe në shtëpi. Ajo më jep gjallëri në fakt nuk më shqetëson. Vijmë në momentin e darkës, jam me Sokratin. Sokrati ka thënë biseda pas darke, merr ti ndonjë ditë ndonjë shoqe, pimë dhe ndonjë gotë dhe bëjmë bisedë”.

Moderatorja: Biseda të çfarë natyre?

Spartak Ngjela: “Biseda pas darke quhet, drejtojeni ju bisedën por mos na fusni në kozmos, flasim për kozmosin”.

You may also like