Befason modelja e famshme me linjat trupore ani se 78 vjeçare – Ja sekreti për lëkurë të freskët!

by admin
Spread the love

Përmes një fotoje joshëse, duke mbuluar me duar gjoksin e saj, e zhveshur dhe me xhaketë supeve, top modelja e cila ka pozuar në pasarelat e viteve 60-70 Lauren Hutton pozoi për kopertinën e revistës “Harper’s Bazaar” për numrin e muajit maj.

Ajo në një intervistë rrëfeu për hapat e saj të parë në këtë fushë, madje tregoi se kur nisi ka punuar për 50 dollarë në javë.

Mirëpo, me punë të palodhshme dhe këmbëngulje të tepruar, ajo arriti të shndërrohej në një nga modelet më të kërkuara të kohës.

“Puna ime e parë ishte për Christian Dior. Më paguanin 50 dollarë në javë”, ka treguar modelja. Për të siguruar të ardhmen e saj profesionale, ajo nënshkroi një kontratë që i lejonte të punonte për aq kohë sa të mundej.

“Ishte kontrata më e madhe e nënshkruar ndonjëherë në historinë e modës. Të paktën për atë periudhë” , shpjegoi ajo.

Pavarësisht viteve që kanë kaluar dhe pamjes së saj, e cila nuk i përshtatet më standardeve moderne të modelingut, Lauren refuzon kategorikisht të “njollosë” imazhin e saj me tendencat e reja.

“Kur fillova të bëja disa foto me Steven Meisel, i thashë se nuk do të bëja asgjë për t’u dukur më e re. Dhe më pas ai u kthye dhe tha, ‘Unë të dua dhe kjo është arsyeja pse ne punojmë së bashku”, tha Hutton.

Modelja po ashtu tregoi se pse është kundër operacioneve, është se sipas saj nderhyrjet “ju tjetërsojnë”. Së fundi, duke folur për sekretet e bukurisë së saj, por edhe lëkurën që ruan deri më sot, Lauren Hutton e tregoi sekretin. “Zakonisht nxitoj në darkë të shkoj në shtrat, qoftë për të bërë dashuri, qoftë për të lexuar”, përfundoi Top modelja.


You may also like