Befason Jaap Stam/ “Ferguson më tha se më kishte shitur te Lazio në një pikë karburanti”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Jaap Stam është një nga ata që i thotë gjërat hapur. Holandezi ishte terrori I sulmuesve kundërshtarë në fushë dhe çdo trajner do të kishte preferuar ta kishte në qendër të mbrojtjes.

Si trajner ka patur më pak sukses, pavarësisht se karizma nuk i mungon. Dhe pikërisht në lidhje me periudhën e tij tek United ka folur holandezi pak kohë më parë për FourFourTwo, duke rrëfyer historinë e lamtumirës së tij në Old Trafford.

Një transferim te Lazio që nuk është kërkuar nga Stam.

LIBRI – Gjithçka për faj të Head to Head, autobiografia e publikuar pikërisht në vitin 2001, kur më pas mbrojtësi ka përfunduar në Formello. Në libër, siç ka bërë të ditur Daily Mail, sugjerohej se Ferguson ka kontaktuar Stam për ta marrë tek United pa lejen e PSV… Një zbulim që ka zemëruar Sir Alex, siç ka shpjeguar holandezi.

“Në fillim më kishte thënë se nuk duhej të shqetësohesha, më pas, para një ndeshje, më kanë thënë se duhej të flisja me të një ditë më pas, sepse kishte diçka që nuk i pëlqente në lidhje me librin. Në 8 të mëngjesit isha aty, doja ta zgjidhja çështjen dhe i kam thënë ‘në libër nuk ka asgjë të keqe’, por ai vazhdonte të thoshte se nuk ishte i kënaqur”.

SHITJA – Aq i pakënaqur ishte Ferguson, sa vendosi ta shiste Stam, i cili ishte një nga yjet e skuadrës.

“Më vonë, atë javë po shkoja me makinë në shtëpi kur më ka telefonuar menaxheri im, duke më thënë se më kishin shitur. Dhe unë i kam thënë ‘çfarë?’.

Ai më ka shpjeguar se pas pak minutash do të më merrnin në telefon.

“Në fakt, më ka telefonuar Ferguson dhe më ka pyetur ku isha. Jetonim në të njëjtën zonë, kështu që më ka kërkuar ta prisja për të folur. Jam ndalur në një pikë karburanti dhe jemi takuar aty. Kur ka ardhur, më ka thënë se klubi kishte pranuar një ofertë të Lazio-s. Dhe 24 orë më mbrapa isha në Romë”.

You may also like