Bebe Rexha vazhdon ta ketë muzikën shqiptare të preferuar, kërcen vallen e Rugovës bashkë me miqtë e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është padyshim një prej këngëtareve më të suksesshme me projekt të shumta muzikore që janë kthyer në hite globale.

Por, 32-vjeçarja përkundër suksesit, njihet për modestinë që ka, e cila madje çdo herë ka treguar me shumë krenari për prejardhjen shqiptare dhe këtë po vazhdon ta bëjë sa herë që i vije mundësia.

Njëjtë ka vepruar edhe së fundmi kur bëri disa postime të radhës përmes llogarisë së saj në Instagram.

Në videot që krijuesja e hitit “Meant to Be” ndau me miliona fansa shihet teksa mëson miqtë e saj të vallëzojnë vallen e Rugovës.

Atmosfera e krijuar duket se është në shtëpinë e këngëtares dhe shoqëria e saj e shijojnë pafund vallen tradicionale shqiptare, të cilës më pas i bashkohet edhe Bebe.

“Më lëshoni pak muzikë shqipe, le t’i tregojmë botës muzikën shqiptare”, dëgjohet të thotë Bebe në video.

Kujtojmë që artistja bën postime të shpeshta që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe traditat shqiptare në përgjithësi, ndërsa e thotë zëshëm që e adhuron muzikën dhe vallen tradicionale.

Ndryshe, Bebe së fundmi mahniti me performancën e saj si e ftuar në emisionin e “Jimmi Fallon”, teksa u vlerësua lartë për vokalin e saj dhe energjinë që dhuroi në skenë.


You may also like