Bebe Rexha bëhet nuse për Halloween, risjell dukjen që aktorja Anna Nicole kishte në dasmën e saj në vitin 1994

by admin
Spread the love

Bebe Rexha nw qdo paraqitje wshtw e veçantw dhe plotw stil ku përherë e veçantë merw vwmendje e kwshtu ndodhi dhe në përzgjedhjen e kostumit për festën e Halloween.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është bwrw nuse, e veshur me një vello të bardhë ajo ka portretizuar ikonën e filmit dhe modës, Anna Nicole Smith.

Aktorja dhe modelja e famshme Smith ishte martuar me biznesmenin dhe miliarderin amerikan, James Howard Marshall II në vitin 1994 dhe dukja e saj është rikthyer në memorien e fansave nga artistja shqiptare.

Pamjen e saj gjatë ceremonisë po ashtu edhe pozat e njëjta që ajo kishte realizuar, Bebe i ka risjellur për fansat e saj në Instagram, duke treguar që do të jetë veshja e saj për festën e Halloween.

“Ikona Anna Nicole Smith duke u martuar me J.Howard Marshall II. Urime festa e Halloween. Faleminderit të gjithëve që ndihmuan që kjo të ishte e mundur”, ka shkruar artistja 32-vjeçare.

Ylli hollivudian mori me mijëra pëlqime dhe komente pwr pak minuta nga postimi për mbi 10 milionë ndjekësit e saj.

 

 


You may also like