Beatrix shpreh mbështetjen për Donaldin përmes një videoje në Instagram – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

12:59 | 16 Shkurt 2022

Këngëtarja ka bërë një postim për partnerin e saj, aktorin Donald Veshaj.

Edhe pse, Beatrix refuzoi pjesëmarrjen në darkën e organizuar për ish-banorët, ajo nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Donaldit, shkruan lajmi.net.

E këtë e dëshmon postimi i saj në storie në Instagram e cila i ka ofruar mbështetje Donaldit duke kërkuar nga publiku që ta votojnë.

Beatrix Ramosaj ka zgjedhur një video teksa Donaldi shihet duke kënduar pak nga kënga e fundit e këngëtares “Faj” e cila e lansoi në dedikim për lidhjen e saj me Donaldin.

LEXO EDHE ARTIKULLIN:

Kush mendon se i ka shkruar tekstin Semit? Iliri e ngacmon Donaldin për Bora Zemanin

“Me ty”, shkroi në mbishkrimin e postimit, Trixa duke e shoqëruar me një emotikon zemër të bardhë teksa shkroi edhe numrat kontaktues për ta votuar Donaldin në mënyrë që ai ta fitoi edicionin e parë të “Big Brother VIP Albania”.

Theksojmë se, Beatrix së fundmi, kishte një debat me opinionisten, Balina Bodinaku e cila e akuzoi se ka shkuar në Dubai me të dashurin dhe kështu Trixa e reagoi duke i thënë se nuk mund ta ulë poshtë ku i bëri edhe blok në Instagram.

Ndërkohë, Bodinaku tha se nuk ka komunikuar me Beatrixën, por me një llogari fallco, megjithatë Beatrix e ka blokuar dhe nuk dihen detaje tjera se çka ka ndodhur me opinionisten dhe ish-banoren e “Big Brother VIP Albania”./Shqip/

Balina Bodinaku reagon për herë të parë për debatin publik me Beatrix

 

 

 

You may also like