Beatrix Ramosaj përballë Donaldit dhe Borës në këtë emision

by admin
Spread the love

Disa ditë më parë, nisur nga një ripostim i Alketa Vejsiut në Instagram, ku shfaqej Ilir Shaqiri dhe Beatrix Ramosaj duke kërcyer në shtëpinë e Big Brother dhe ku shprehej dëshira që dyshja ta përsëriste performancën në “Dance With Me”, u aludua pjesëmarrja e këngëtares pikërisht në këtë program kërcimi.

Krah postimit shkruhet: “Momenti më artistik i BBVIP nga Iliri dhe Beatrix. E duam të realizuar në skenën e Dance With me”. Fakti që moderatorja e postoi nxiti dyshimet se Beatrix do jetë pjesë e “Dance with me”

Dhe sa duket qenka e vërtetë pasi “News 31”, ka publikuar së fundmi një foto të Beatrix Ramosajt së bashku me Alketa Vejsiun dhe menaxherin Popi Kola. E njëjta media shkruan se me siguri ata po diskutojnë detajet e fundit të konkurimit të këngëtares në spektakël.

Nga ana tjetër është konfirmuar se Bora do të prezantojë “Dancing With The Stars”në Top Channel. Sipas Kryefjala, ajo do të shoqërohet nga partneri i saj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room” (dhoma ku qëndrojnë konkurrentët) pas performancës.

 

You may also like