Beatrix Ramosaj ironizon Bora Zemanin – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes, me një postim që ka lidhje me Bora Zemanin.

Moderatorja publikoi ditën e djeshme një video në rrjetin social Instagram teksa ndodhej në aeroport, ndërsa në sfond dëgjohej një zë që thoshte: “Kam 99 probleme por po i injoroj të gjitha dhe po hip në avion” .

Ndërsa së fundmi edhe kënëgtarja ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me një valixhe në dorë dhe shprehet se po “arratiset” nga problemet e veta.

Pavarësisht se në mbishkrimin e videos ajo ka vendosur një shkrim në lidhje me këngën e re, ndjekësit e kanë cilësuar postimin e saj si një ironi ndaj Bora Zemanit.

“Sa herë që më pyesin: Pooo heeeeeeee Kur do e nxjerrësh këngënnnnn???”- shkruan këngëtarja krahas videos. Ndërsa një ndjekës, përmes komenteve, ka risjellë në vëmendje videon e Bora Zemanit.

 

You may also like