Beatrix i shpreh dashurinë Donaldit, habit reagimi i tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Thellimi i krizës Donald-Beatrix po vihet re çdo ditë e më shumë në debatet dhe zënkat e vogla të tyre, edhe pse çifti u shpreh gjatë PRIME të “Big Brother VIP” se gjërat po shkonin mirë.

Së fundmi, në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u vendosën disa këngë labe. Teksa Donaldi u entuzjazmua dhe ja nisi këngës, Beatrix u shpreh se ndihej e lumtur kur e shikon partnerin e saj të lumtur.

“Po e shijoj, lumturia jote është dhe lumturia ime. Të dua”, i tha Beatrix teksa i ka dhuruar një puthje.

Por teksa mendonim që edhe Donaldi t’i thonte të paktën një përgjigje më të ngrohtë, ai ka habitur me reagimjn e tij.

“Mirë mirë, e mora vesh”, i tha ai Beatrixës dhe i kërkoi të vazhdonte kërcimin.

Rikujtojmë që çifti pati një zënkë tjetër midis tyre, kur Beatrix nisi të shkruante për Donaldin një listë me këngët e saj të preferuara, gjë që sipas saj, tregonte botën e saj. Këngëtares nuk i ka pëqyer reagimi Donaldit dhe e konsideroi si veprim fëmijësh.

“Për çfarë e grise këtë?”, e pyeti Donaldi.

“Sepse po ma kthen punën në inat, i mora disa fletë të shkruaja këngët e mia të preferuara”, tha Beatrix.

“Nuk e kuptoj pse e merr kaq seriozisht”, i tha Donaldi.

“E marr shumë seriozisht sepse është shumë e rëndësishme muzika për mua edhe bota ime që ti doje ta njihje”, tha Beatrix në nerva e sipër.

Më vonë, Donaldi ka shkuar pranë saj për të sqaruar situatën dhe i ka kërkuar të mos e bëjë kaq të madhe. Mirëpo, Beatrix e zhgënjyer tha se nuk e ka shumë tek pjesa e botës, sesa tek reagimi i Donaldit, që ishte tepër i nervozuar.


You may also like