BE: Vendimi për F-16, vrull për dërgimin e avionëve luftarakë në fushën e betejës ukrainase

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vendimi i SHBA-së për të lejuar trajnimin e pilotëve ukrainas për të fluturuar me F-16, ka krijuar një vrull të pashmangshëm i cili në fund do t’i çojë avionët luftarakë në fushën e betejës ukrainase.

Kështu është shprehur shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke shtuar se: “E dini, është gjithmonë e njëjta gjë, ne diskutojmë, në fillim të gjithë hezitojnë.” 

Borrell dha shembullin e debatit të gjatë dhe kundërshtimit fillestar ndaj dërgimit të tankeve të avancuara të betejës Leopard në Ukrainë. Dhe në fund, me Leopardët e tashmë me F-16, vjen vendimi për të ofruar këtë mbështetje ushtarake sepse është absolutisht e nevojshme.

Borrell tha se trajnimi për pilotët ukrainas kishte filluar tashmë në Poloni dhe disa vende të tjera. Holanda dhe Danimarka po bëjnë gjithashtu plane për një trajnim të tillë.

Nuk është marrë asnjë vendim për dorëzimin real të avionëve luftarakë të gjeneratës së katërt, por trajnimi i pilotëve tani – një proces që zakonisht zgjat disa muaj – do të ndihmojë në përshpejtimin e gatishmërisë për betejë pasi të merret një vendim zyrtar.


Top Channel

You may also like