BE miraton reformën e rikarikuesit unik, duke detyruar Apple të përshtatet

by admin
Spread the love

Parlamenti Europian miratoi të martën rregullat e reja që parashikojnë në Bashkimin Europian një portë unike rikarikimi për telefonat celularë, tabletët dhe fotokamerat brenda vitit 2024 –risi parashikon se do të prekë prodhuesin e iPhone, Apple, më shumë se rivalët e vet.

Votimi konfirmon një marrëveshje të mëparshme mes institucioneve të BE-së dhe do t’i bëjë kabllot USB-C që përdoren nga pajisjet me sistemin operativ Android me standardin e BE, duke e detyruar Apple të ndryshojë portën e rikarikimit për iPhone dhe pajisjet e tjera.

Apple, ndër prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve elektronike për klientët europianë, pritet se do të goditet më shumë. Megjithatë, analistët parashikojnë se mund të ketë edhe ndonjë ndikim pozitiv, pasi mund të nxisë njerëzit të blejnë pajisjet e fundit të kompanisë, në vend të atyre pa USB-C.

Marrëveshje përfshin edhe e-reader, kufjet dhe teknologji të tjera, gjë që nënkupton se mund të ndikojë edhe te Samsung, Huawei dhe prodhues të tjerë – thanë analistët.

Në të kaluarën, Apple ka paralajmëruar se propozimi do të shkatërronte inovacionin dhe do të krijonte një mal me mbetje elektronike (e-waste).

Ligjvënësit e BE-së e mbështetën reformën në një shumicë të madhe, me 602 vota pro, vetëm 13 kundër dhe 8 abstenim.

Në vitin 2026, detyrimi do të shtrihet edhe te laptopët.

Ndryshimi është diskutuar prej vitesh dhe u nxit nga përdoruesit e iPhone dhe Android të cilët ankoheshin se duhet të përdornin rikarikues të ndryshëm për pajisjet e tyre.
Komisioni Europian vlerësoi se rikarikuesit do t’u kursenin rreth 250 milionë euro (247,3 milionë dollarë) konsumatorëve.

Gjysma e rikarikuesve të shitur me telefonat celularë në vitin 2018 kishin një kabllo USB micro-B, 29% kishte kabllo USB-C dhe 21% një kabllo Lightning, i përdorur nga Apple, sipas një studimi të Komisionit Europian në vitin 2019.

/ Reuters

You may also like