BE-ja vendos që të përdoret një model karikusi për të gjithë telefonat

by admin
Spread the love

Të gjithë telefonat e mençur dhe tabletët do të duhet të përdorin karikus të përbashkët të energjisë elektrike si rezultat i një marrëveshjeje të arritur të martën nga Bashkimi Evropian.

Plani i miratuar do t’i detyrojë të gjitha kompanitë, e më së shumti Apple Inc., që të prodhojë telefona, tabletë dhe kamera digjitale që do të përdorin karikus USB-C, kanë bërë të ditur negociatorët, raportoi Reuters të martën.

Plani i bërë i ditur vitin e kaluar, është aprovuar të martën dhe parashihet t’ua kursejë konsumatorëve rreth 250 milionë euro çdo vit, sipas Komisionit Evropian. Parlamenti Evropian dhe 27 vendet anëtare të BE-së duhet ta nënshkruajnë marrëveshjen.

Prodhuesit e telefonave dhe tabletëve do të duhet të pajtohen deri në vjeshtën e vitit 2024 për këtë. Laptopët do të kenë më shumë kohë për të bërë ndryshimin, me negociatorët që u japin prodhuesve të laptopëve 40 muaj afat, pasi rregullat e reja të hyjnë në fuqi.

“Një karikus i përbashkët është një sens i përbashkët për shumë pajisje elektronike në jetën tonë të përditshme. Konsumatorët evropianë do të jenë në gjendje të përdorin një mbushës të vetëm për të gjitha pajisjet e tyre elektronike portative – një hap i rëndësishëm për të rritur komoditetin dhe për të reduktuar mbetjet”, tha në një deklaratë komisioneri i Tregut të Brendshëm, Thierry Breton.

Propozimi fillimisht zemëroi kompaninë Apple, e cila tha se do të reduktonte inovacionin. Por kompania aktualisht po teston modelet e ardhshme të iPhone që zëvendësojnë portën aktuale të karikimit Lightning me lidhësin më të përhapur USB-C. Modelet aktuale të laptopëve, Apple përdorin tashmë mbushësin USB-C.

Rruga Press

You may also like