BE-ja del pro ‘Open Balkan’, Oliver Varhelyi fton tri shtetet e tjera që t’i bashkohen nismës

by admin
Spread the love




Komisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka dalë haptas pro nismës ë “Open Balkan”.

Në një lidhje të drejtpërdrejt, Varhelyi ka ftuar tri shtetet tjera të Ballkanit t’i bashkohen iniciativës, pasi sipas tij përfitimi ekonomik i tyre do të ishte shumë i madh.
“Më lini që të përfitoj nga mundësia për t’i ftuar tre partnerët t’i kthehen këtij bashkëpunimi rajonal se jo vetëm shton mundësitë për bizneset, është në të mirë të konsumatorëve, por po kështu mund të ndryshojë realitetet në terren që janë shumë të zymta dhe nëse ka diçka që dua t’ju citoj Rama, është se vetëm përmes bërjes konkrete të tregut të përbashkët rajonal, Ballkani mund të shtojë një të tretë e PBB-së ekzistuese. Dy të tretat e mbetura mund të arrihet përmes një përplotësuesi thelbësor që është plani ekonomik dhe i investimeve”, tha Varhelyi.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se “Open Balkan” është një nismë tërësisht përfshirëse ku edhe u ka bërë thirrje vende të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative.
Të hënën në Tiranë u protestua kundër iniciativës. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se kjo nisë dhe të gjitha marrëveshjet e saj do të anulohen sapo Partia Demokratike të jetë në pushtet.

Ndryshe, “Open Balkan” është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore. Emërtimi i ri i nismës u prezantua më 21 korrik 2021, në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik.


You may also like