BE, hyjnë në fuqi rregullat e reja për “Big Tech”

by admin
Spread the love

Në Bashkimin Europian do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për të frenuar dominimin e kompanive të mëdha teknologjike.

Në bazë të Digital Markets Act (DMA), gjigantët e teknologjisë si Google dhe Apple mund të jenë të detyruar t’u hapin shërbimet dhe platformat e tyre kompanive dhe zhvilluesve të tjerë.

Aplikacionet e mesazheve, për shembull, mund të detyrohen të bashkëpunojnë me aplikacione konkurrente më të vogla. Ligji nuk do të zbatohet në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të Brexit.

Në Bashkimin Europian, akti do të ndryshojë rregullat për kompanitë e mëdha dhe me ndikim – të ashtuquajturat kompani gatekeeper.
Por disa kompani të mëdha kanë shprehur shqetësim për ndikimin e mundshëm të DMA në siguri dhe inovacion.

Në bazë të DMA, aplikacionet më të vogla të mesazheve mund t’u kërkojnë gatekeeper teknologjikë t’i lejojnë përdoruesit e tyre të dërgojnë apo të marrin mesazhe nëpërmjet platformës së kompanisë më të madhe. Megjithatë, kompanive të mëdha nuk do t’u kërkohet menjëherë t’i bëjnë të ndërveprueshme funksionet më të avancuara.

Sipas planeve, thirrjet audio dhe video mes dy përdoruesve apo grupe përdoruesish finalë në platforma të ndryshme, nuk do të jenë të mundura për katër vjet.
Kompanitë më të mëdha mund të detyrohen gjithashtu t’i lejojnë përdoruesit të zgjedhin app store të ndryshëm.

Duke folur për faqen e lajmeve teknologjike, Wired, Gerard de Graaf, zyrtar i BE-së, dha një shembull të një përdoruesi të iPhone “që do të jetë në gjendje të shkarkojë aplikacione jo vetëm nga App Store po edhe nga app store të tjerë apo nga interneti”.

Komisioni Europian publikoi edhe një video që shpjegon qëllimin e aktit.

BEUC – që përfaqëson shumë organizata europiane konsumatorësh – e cilësoi ligjin “një gur themeli për të transformimin dixhital të BE”.

“Ky legjislacion do të riekuilibrojë tregjet dixhitale, do të rrisë zgjedhjen e konsumatorëve dhe do t’u japë fund shumë praktikave të këqija që kolosët teknologjikë kanë zbatuar gjatë viteve.

Dokumenti jep dy shembuj të ndryshimeve të parashikuara nga DMA:

-Google mund të detyrohet të mos promovojë shërbimet e veta lokale, udhëtimi ose pune, krahasuar me ato të rivalëve në rezultatet e kërkimit.
-Apple nuk do të mund t’i detyrojë përdoruesit të përdorin shërbimin e tij me pagesë për blerjet e aplikacioneve.

Por ai tha se është e rëndësishme që shtetet anëtare t’i jepnin komisionit burimet të cilat do t’i duhen për të zbatuar aktin e ri.

DMA tani do të kalojë në një fazë gjashtëmujore implementimi dhe do të fillojë të zbatohet më 2 maj 2023.

Margrethe Vestager, komisionerja për konkurrencën, e cila fillimisht propozoi legjislacionin, tha: “Ne ftojmë të gjithë gatekeeper e mundshëm, konkurrentët e tyre ose organizatat e konsumatorëve, të vijnë dhe të flasin me ne se si të zbatojmë më mirë DMA”.

Në akt nuk thuhen se cilët janë gatekeeper specifikë, por Komisioni synon të vendosë se cilat kompani do të jenë nën kompetencën e tij më vonë, deri më 6 shtator 2023.

Megjithatë, sipas ligjit, gatekeeper do të jenë kompani që përmbushin kriteret në lidhje me madhësinë financiare dhe numrin të përdoruesve, si dhe kanë një pozicion “të konsoliduar dhe të qëndrueshëm” në treg.

Kompanitë që nuk respektojnë DMA mund të përballen me gjoba deri në 10% të xhiros së tyre vjetore në mbarë botën për shkeljen e parë dhe deri në 20% për shkelje të përsëritur të rregullave.

/ BBC

Lexo lajme interesante

You may also like