BE ende nuk ka caktuar datë për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel

by admin
Spread the love

Bashkimi Europian ende nuk ka caktuar një datë në të cilën ditë, do mbahej takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Kështu ka thënë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në përgjigjien e tij me shkrim, ndërsa u shpreh se sikur në të kaluarën, kur të jetë e përshtatshme do të shpallej një datë takimi, raporton klankosova.

Ditëve të fundit u krijuan tensione mes palës kosovare dhe asaj serbe si shkak i vendimit për zbatim të reciprocitetit ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Me propozim të ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, Qeveria e Kosovës, pranoi që për 30 ditë të pezullonte zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

You may also like