BE çmim fiks për gazin, masat e rrepta për të përballuar krizën

by admin
Spread the love

Bashkimi evropian po bëhet gati , për të imponuar ndërhyrje historike në tregun e energjisë për të frenuar çmimet në rritje.

Sipas një dokumenti të parë nga Politico, masat përfshijnë ndër të tjera edhe vendosjen e një cmimi kufi të gazit.

Ekspertët në Komisionin Evropian,kanë punuar gjatë fundjavës gjatë gjithë orarit për të përshpejtuar planet për një ndërhyrje urgjente për të mbrojtur familjet dhe kompanitë, teksa udhëheqës paralajmërojnë për trazira masive sociale nëse çmimet nuk vihen nën kontroll.

Në një dokument që mban datën 4 shtator dhe të marrë nga POLITICO, presidenca çeke e Këshillit të BE-së paralajmëron se pushtimi rus i Ukrainës, ndërprerjet e vazhdueshme të furnizimit me energji nga Moska dhe “ndërprerja e plotë dhe e pacaktuar” e furnizimit me gaz nga  Nord Stream”po rrisin më shumë inflacionin, dhe kanë ndikime të rënda në të gjitha bizneset dhe konsumatorët”.

Presidenca çeke ka përpiluar një listë propozimesh nga i gjithë blloku, që do të shqyrtohen përpara Këshillit të Energjisë të premten.

Sipas zyrtarëve, legjislacioni përfundimtar ka të ngjarë të zbulohet në të njëjtën kohë kur Von der Leyen mban fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Bashkimit Evropian më 14 shtator.


Top Channel

You may also like