Tetovë, 26 dhjetor 2023
Tashmë është e qartë se Lëvizja Besa ka agjendë të dyshimtë të veprimit politik dhe të gjitha veprimet e saj i koordinon me struktura politike dhe parapolitike me qëllimin e vetëm për të ngritur artificialisht tensione në mes qytetarëve, me mendimin që kështu do t’u hedhin hi syve tetovarëve pas dështimeve të rënda dhe skandaleve që kanë në menaxhimin e komunës.
Në mungesë të ideve dhe projekteve për të mirën e qytetarëve, kjo strukturë ka zgjedhur propagandën e ulët përçarëse, gjithmonë në koordinim me partnerin e tyre – VMRO-DPMNE.
Rikujtojmë qytetarët që vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit është bërë me dijeni të plotë të zyrtarëve komunal, ku edhe vetë e kanë pranuar në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit komunal. Lëvizja Besa nuk mbron interesat e shqiptarëve por përmes pazareve të dyshimta po shet interesat kombëtare.
Qendra për komunikim me media, BDI – Dega Tetovë