BDI shantazhon mësimdhënësit: Patjetër të jeni sonte në tubimin në Çair

by admin
Spread the love

Mësimdhënësve në shumë shkolla të Shkupit u ka ardhur mesazh se patjetër duhet të jenë në tubimin e BDI-së që do të mbahet në Çair. Denoncimi vjen nga Nafie Selmani, e cila është pjesë e listës për këshilltar të opozitës shqiptare në komunë e Çairit.

“Nënshkruan dhjetëra letra dhe u zotuan për zgjedhje fer dhe demokratike, edhe atë në prani të faktorëve relevant vendor dhe ndërkombëtar. Forumi i Gruas pranë BDI –së, dje bëri thirrje për fushatë dinjitoze, ndërsa pikërisht dje në ditën e parë të fushatës zgjedhore, mësimdhënësit në shumë shkolla të Shkupit kanë pranuar mesazhe nga drejtuesit e shkollave, kuadër i BDI-së, për pjesëmarrje të obligueshme në tubimin e sotshëm të BDI-së në Çair” shkruan Nafie Selmani në rrjetin social në facebook.

Ajo pyet BDI-në se për çfarë zgjedhje demokratike kanën nënshkruar dhe Forumin e Gruas të BDI-së, për cfarë fushate dinjitoze po flasin.

Selmani rikujton se Ligji për zgjedhje ndalon rreptësisht çdo presion për pjesëmarrje të obliguar dhe jashtë vullnetit të lirë në tubime partiake, ndërsa për një veprim të tillë mund të shkohet edhe në burg.

“Rikujtojmë:”Neni 8-c i Kodi zgjedhor (2019) (2) Me Kodeksin e paragrafit (1) pjesëmarrësit në procesin zgjedhor në mënyrë decide obligohen që të mos bëjnë asnjëfarë presioni ose përpjekje për presion mbi të punësuarit e administratës publike dhe shtetërore, në institucione ose ente tjera të financuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë , buxhetet e komunave dhe qytetit të Shkupit, si dhe në shoqëri tregtare dhe ndërmarrje me kapital shtetëror”, ka shkruar Selmani.

Ajo ka bërë thirrje BDI-në dhe drejtuesit e saj të ndalojnë menjëherë frikësimet dhe presionet ndaj mësuesve e profesorëve shqiptarë.

“Ndërsa e lus miqësisht si grua gruan, Forumin e Gruas te BDI-së, që në vend të konferencave për media, le ta ushtrojnë ndikimin e tyre në partinë që përfaqësojnë, dhe veçanërisht ta mbrojnë gruan në mësimdhënie. Kini pak dinjitet dhe lërini gratë të kryejnë punën e tyre, mjaft kemi pas e kemi telashe tjera, këto tuajat janë turpi i shqiptarëve, turpi i botës! I ftojmë edhe institucionet kompetente për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore, dhe faktorin ndërkombëtar në vend, të jenë më vigjilent dhe të dënojnë presionet e frikësimet ndaj qytetarëve, veçanërisht ndaj mësimdhënësve, e kurrë se kurrë ndaj grave, ndaj nënave, bijave, motrave tona, siç ja ka zakon të shprehet Forumi i Gruas pranë BDI-së! Frika juaj se do humbni çerdhen e krimeve, nuk mund ta ndal vullnetin e qytetarëve për ndryshim, dhe kurrë s’guxon të jetë arsye t’i frikësoni qytetarët e pafajshëm shqiptarë”, përfundon shkrimin Selmani.

 

 

 

You may also like