BDI-ja është një subjekt i dëshpëruar që do të kërkojë litarin e shpëtimit – Shqip

by admin
Spread the love

Në një konferencë për shtyp opozita shqiptare e kryesuar nga Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti kanë zyrtarizuar emrin e koalicionit opozitar. Ndër të tjera lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se pas zyrtarizimit të koalicionit ata janë gati të përballen me BDI-në. Ai tha se BDI-ja tashmë është jë subjekt i dëshpëruar që do të kërkojë litarin e shpëtimit.

“Dikur ne kemi pasur mendime të kundërta por ja, sot jemi bashkë për ndryshim bashkë me popullin shqiptar drejt të ardhmes më të mirë. BDI-ja është një subjekt i dëshpëruar që do të kërkojë litarin e shpëtimit. Ata do të përpiqen të krijojnë përçarje në publik se nuk jemi qatë fortë dhe jemi të përçarë. Ata do të përpiqen të bëjnë trazira në radhët opozitës, skenari i parë tashmë, por nuk do t’ia dalin. I themi BDI-së se ne jemi gati. Të jeni të sigurtë se do të kemi sukses.”- tha Kasami.

You may also like