BDI harron kryeministrin shqiptar, ja ndryshon emrin edhe faqes së Naser Ziberit në Facebook (FOTO)

by admin
Spread the love

Erdhi si një ide e madhe, megjithatë në fund u bë edhe një zhgënjim i madh për shqiptarët. Ideja e Ali Ahmetit në zgjedhjet e kaluara ishte që kryeministri i vendit të jetë shqiptar. Gjatë fushatës, ai, Ahmeti, këmbëngulte se në rast se BDI do të merr numrin më të madh të deputetëve tek kampi politik shqiptar, nuk do të heq dorë nga ideja e kryeministrit shqiptar ku si propozim i Ahmetit ishte Naser Zyberi. Por tani kur kan kaluar reth 1 vit e gjysëm nga zgjedhjet e kaluara parlamentare kjo ide është harruar plotësisht dhe Naser Ziberi është bërë avokat i popullit, shkruan InfoShqip.com

Por sot kur flitet që qeveria aktuale ka humbur shumicën dhe pas dorheqjes së Zoran Zaev nga kryetari i LSDM-së si rezultat i debaklit në zgjedhjet lokale edhe faqja e Naser Ziberit në Facebook e ka ndryshuar emrin. Të gjithë fansat që e kanë ndjekur faqen e Naser Ziberit në Facebook sot ju ka shkuar njoftimi se faqja e ka ndryshuar emrin në “Desk.al”, ku tani pas 1 viti e gjysëm shikohet qartë serioziteti i kësaj nisme të BDI-së që ishte vetëm një premtim elektoral për të fituar disa vota më shumë.

Poashtu vlen të theksohet se shumë kohë do të mbetet e komentuar fotografia kur gazetarët pyesin Ahmetin se çfarë u bë me kryeministrin shqiptar dhe në pamundësi për të dhënë ndonjë shpjegim Ahmeti drejtoi duart kah Zoran Zaev, ngase nuk kishte se çfarë të thotë për mosrealizmin e premtimit. /InfoShqip.com

You may also like