BDI e Gostivarit në përplasje mes drejtuesve të vjetër dhe të rinj

by admin
Spread the love

Valdet Xhaferi, i cili është drejtues i ri politik i BDI-së në Gostivar, në daljen e parë të tij publike la të kuptohet nga ajo që deklaroi se ka plasje në organizimin e degës.

Në intervistë për Tv Globi në Gostivar, ai tha ka paralajmëruar “lamutumirën” për personat e emëruar nëpër pozita në institucione në nivel lokal dhe atë qendror nag paraadhësit e tij. Sipas tij prioritet do të ketë gjenerata e re, por nga gjuha që mund të lexohet, ai kur përmend ndryshimet mezi shprehet, sa e thellë është çarrja mes atij dhe atyre nga e kaluara që drejtuan BDI-në e Gostivarit.

Momenti i dytë që le të kuptohet përçarjen është që ai nuk thekson pakënaqësi dhe nuk përmend emra konkret nga zyrtarët e tanishëm të këtij subjekti nga Gostivari, por thjeshtë ndryshimin e tyre.

Dega e BDI-së në Gostivar, sipas Xhaferit duhet të rishikojë pozicionin me drejtuesit e ri politik, pasi sipas tij dhe nga ajo që kuptohet thjeshtë, ai shpreh pakënaqësinë edhe në humbjet e thella që i kanë ndodhur atyre në Gostivar në disa cile zgjedhore duke filluar me zgjedhjet lokale në 2017-të, pastaj në 2020 me ato parlamentare dhe sërish lokalet në vitin 2021.

Me qendrimet e tija Xhaferi, edhe pse në intervistë mundohet të deformojnë të vërtetën dhe realitetin e BDI-së në Gostivar, e thotë qartë se mes atij dhe paraprakëve nuk do të ketë bashkëpunim.

Edhe pse BDI zgjedhjet brenda partiake të organizuara së fundmi në dhjetë degë dëshiron t’i shes në opinin si shumë demokratike dhe rikonstruim e konsolidim të radhëve të veta, kjo që sonte u dëgjua nga Xhaferi dëshmon të kundërtën, të paktën në qytetin e Gostivarit.

You may also like