BDI, ASH dhe Kovaçevski demantojnë Alsatin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i ASh-së Arben Taravari nuk janë takuar. Si BDI po ashtu edhe Aleanca për Shqiptarët përgënjeshtrojnë lajmin që doli pasdite në disa media se Kovaçevski dhe Taravari kanë qenë mysafirë tek Ali Ahmeti në Kërçovë për të folur për ndarjen e ministrive dhe drejtorive nëse ASh do t’i bashkohej Qeverisë.

“Nuk ka pasur takim Ahmeti-Taravari, kishte drekë Ahmeti, Kovaçevski, Dehari, Grubi”, thanë nga BDI për TV21.

Edhe Aleanca për Shqiptarët demanton, duke thënë se shkrimi me titull “Taravari dhe Kovaçevski mysafirë të Ahmetit në Zajaz” nuk përmban asnjë të vërtetë rreth fatkeve në të cilat thirret.

“Z.Taravari pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, ka udhëtuar menjëherë drejt Pollogut për takime në Gostivar, Tetovë dhe Tearcë deri në orët e vona të natës dhe, rrjedhimisht, nuk ka mundur të jetë në Zajaz në të njëjtën kohë. Aleanca për Shqiptarët ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrahëse e palëkundur e mediave të lira. Megjithatë, në këto kohë të trazuara për vendin, u bëjmë thirrje të gjitha mediave në vend për përgjegjësi maksimale në fjalën publike dhe veprim sipas parimeve të Kartës së etikës gazetareske rreth verifikimit të burimeve dhe korrigjimit të informacioneve të pasakta, të cilat mund ta mashtrojnë e hutojnë shoqërinë”, shkruhet në reagimin e ASh-së.

I kontaktuar nga TV21, kryeministri Dimitar Kovaçevski, konfirmon se është takuar me Ahmetin dhe zyrtarë të tjerë integristë, por shton në atë takim nuk ka qenë Arben Taravari. Të vetmen herë që e kam takuar Taravarin sot ka qenë në takimin që kishim në Qeveri, sqaroi kryeministri Kovaçevski për TV21.

You may also like