Bayern Munich harron eliminimin nga Champions League dhe rikthehet të fitojë në kampionat, ku mposht në transfertë 3-0 Arminia Bielefeld.
Bavarezët ngjiten në kuotën e 72 pikëve në tabelën e klasifikimit dhe mund të shpallen matematikisht kampionë javën e ardhshme nëse nuk munden në shtëpi nga rivalët e Dortmund (diferenca mes 2 skuadrave është 9 pikë, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga përfundimi i kampionatit).
Sfida zhbllokohet me një autogol të Laursen. Bayerni luan më mirë, por nuk arrin të shënojë golin e dytë. Ndeshja bëhet mjaft interesante në fund të pjesës së parë. Bielefeld barazon shifrat, por goli anulohet nga VAR për pozicion jashtë loje.
Bavarezët shënojnë golin e dytë në minutën e 7-të shtesë të pjesës së parë me Gnabry. Pas konfirmimit në VAR goli konfirmohet.
Bayerni shënon edhe golin e tretë më Musialan në pjesën e dytë. Bavarezët zgjasin njërën dorë drejt titullit kampion, ndërsa Arminia Bielefeld rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. / Oversport.tv
Foto: FC Bayern München Twitter
Gjermani-Bundesliga / Java e 30-të
Arminia Bielefeld- Bayern Munich 0-3
Laursen 10’ (aut), Gnabry 45+7’, Musiala 85’