Bayerni vendos të shesë Lewandowskin, por rrit çmimin e sulmuesit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vazhdon telenovela Bayern- Lewandowski, që sot ka prodhuar një seri të re. Klubi gjerman ka ndryshuar mendim për situatën e sulmuesit polak.

Nga i pashitshëm, tashmë bomberi mund të largohet nga Gjermania, por nevojiten 60 milionë euro për të zhbllokuar tratativën.

Polakut i skadon kontrata në vitin 2023 dhe për të evituar largimin me parametër zero verën e ardhshme, bavarezët janë të gatshëm që ta shesin.

Barcelona e ka marrë mesazhin, por për të sjellë në “Camp Nou” sulmuesin, spanjollët duhet të ngushtojnë diferencën prej 20 milionësh që ekziston mes ofertës dhe kërkesës. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like