Bayerni fiton edhe ndeshjen e dytë, mposht në shtëpi Wolfsburgun

by admin
Spread the love

Bayern ka arritur të fitojë edhe në sfidën e dytë të Bundesligës, këtë herë përballë Wolfsburg me rezultatin e pastër 2-0. Ekipi i Julian Nagelsmann nuk e vendosi asnjë moment në dyshim fitoren, ndërsa fitorja u vulos nga golat e Musiala dhe Muller.

Bayern nis menjëherë në sulm dhe gjen rrugën e rrjetës me Sadio Mane. Megjithatë, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për një pozicion jashtë loje. Bavarezët shtojnë presionin dhe këtë herë është Musala ai që çon topin në rrjetë, në mënyrë të rregullt.

Në fundin e pjesës së parë, Thomas Muller vulos edhe shifrat e pjesës së parë, por edhe të gjithë takimit pasi realizon edhe golin e dytë për Bayernin. Në pjesën e dytë, Sadio Mane realizon sërish, por gjyqtari i takimit e anulon përsëri për një pozicion jashtë loje. Me këto shifra u mbyll edhe takimi me Bayernin që grumbullon 6 pikë në dy javët e para.

Sfida tjetër midis Union Berlin dhe Mainz u mbyll në barazim pa gola. /oversport.tv

Foto: FC Bayern München, Twitter

You may also like