Bayerni eliminon me goleadë Mainzin, debuton Cancelo

by admin
Spread the love

Bayerni i Mynihut bën detyrën përballë Mainz 05. Bavarezët “asfaltuan” kundërshtarët dhe u kualifikuan në Kupën e Gjermanisë, duke fituar thellë dhe bindshëm 0-4.

Të besuarit e trajnerit Nagelsmann zgjidhën gjithçka brenda pjesës së parë, duke e mbyllur fraksionin me një epërsi të pastër 3-0. I pari që zhbllokoi shifrat ishte Choupo-Moting në të 17′.

Debutim perfekt për Joao Cancelon, që dhuroi një asist fantastik nga krahu i djathtë, me kamerunasin që bëri detyrën duke e shtyrë drejt fundit të rrjetës. 13 minuta më vonë, Bayerni shënoi dhe të dytin, teksa Jamal Musiala mposhti portierin Dahmen me një gjuajtje rrafsh me tokën.

Një minutë para fundit të pjesës së parë gjeti rrugën e rrjetës edhe Leroy Sane, ndërsa për të fiksuar shifrat në 4-0 mendoi Alphonso Davies në të 84′. Ndërkohë që dy minuta herët, trajneri i Mainz 05 Bo Svensson ishte ndëshkuar me karton të kuq, një veprim që u pasua edhe nga lojtari Alexander Hack në të 86′ që mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin me 10 lojtarë për minutat e fundit.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like