Bayern Munich: Nuk do të lejohen 4 lojtarë bavarezë të pavaksinuar në hotel…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Katër lojtarë të Bayern Munichut nuk do të lejohen të hyjnë në hotelin, ku do të akomodohet skuadra bavareze para ndeshjes së javës së 12-të të Bundesligës, sepse nuk janë vaksinuar.

Këta janë Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Jamal Musiala dhe Eric Maxim Choupo-Moting, të cilët priten të premten në mbrëmje për t’u përballuar në transfertë ndaj Augsburg.

Të katër, siç raporton ‘Bild’, do t’i kenë të mbyllura dyert e ‘Maximilian’ për shkak të kufizimeve në fuqi në Bavari.

Rregulli i ashtuquajtur ‘2G’ parandalon personat e pavaksinuar të hyjnë në restorante dhe hotele. “Nuk do të bëjmë përjashtime”,- ka konfirmuar për gazetën një punonjës hoteli. – Mund të hyjnë vetëm personat që janë vaksinuar apo kuruar”.

Gnabry, Kimmich dhe Musiala tashmë ishin detyruar të largoheshin nga grumbullimi i kombëtares gjermane për ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin, për shkak se ranë në kontakt të ngushtë me Niklas Sulen, i cili kishte rezultuar pozitiv.

You may also like