Bayern Munich i pandalshëm, ngre titullin e dhjetë radhazi në Bundesliga

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Titulli numër 31, i dhjeti radhazi, Bayern Munich nuk ndalet në Gjermani dhe trofeun e radhës e feston në një ndeshje kundër Borussia Dortmund në “Allianz Arena”.

Bavarezët triumfuan me rezultatin 3-1 dhe ngritën trofeun. Skuadra e Nagelsmann e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike, duke e zhbllokuar rezultatin me Gnabry pas çerek ore lojë.

Pas një goditjeje këndi, gjermani me një goditje fluturimthi shtangu Dortmund dhe kaloi Bayern në avantazh. I njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 30-të, por VAR ia prishi festën për një pozicion jashtë loje.

Gjithsesi Bayern Munich në pjesën e parë shënoi edhe golin e dytë, me anë të të zakonshmit Robert Lewandowski. 2-0 u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes, ndërsa më pas Dortmund fitoi një penallti.

Emre Can ngushtoi rezultatin, por bavarezët titullin donin ta festonin me fitore dhe shënuan edhe golin e sigurisë me Musiala. 3-1 dhe Bayern më pas nisi festën së bashku me tifozët.

NDESHJET E TJERA – Bayer Leverkusen është rikthyer në vendin e tretë në klasifikim, pasi bëri detyrën dhe fitoi me rezultatin 4-1 kundër Greuther Furth të rënë nga Bundesliga. “Aspirinat” u befasuan në minutën e pestë kur shënoi Willems, por tre minuta zgjati festa dhe Schick barazoi.

Azmoun kaloi në epërsi Leverkusen, ndërsa në pjesën e dytë realizuan edhe Paulinho dhe Palacios. RB Leipzig u shtang në shtëpi nga Union Berlin në fund me rezultatin 1-2. Poulsen shënoi për “Demat”, por miqtë reaguan dhe Michel e Behrens në fund përmbysën gjithçka.

Freiburg nuk përfitoi dot, pasi barazoi 3-3 kundër Borussia M’Gladbach. Miqtë kaluan në epërsi të dyfishtë për 13 minuta, por në minutën e 80-të vendasit e kthyen ndeshjen në 3-2. Stindl në shtesë u hoqi fitoren nga duart. Në barazim përfundoi edhe Eintracht Frankfurt-Hoffenheim, kurse Koln mposhti 3-1 Arminia Bielefeld dhe mban veten në garë për kupat e Europës.

BUNDESLIGA – JAVA 31

Bayern Munich-Borussia Dortmund 3-1
Shënues:
Gnabry 15’, Lewandowski 34’, Musiala 83’ / Emre Can (pen.) 52’

Eintracht Frankfurt-Hoffenheim 2-2
Shënues:
N’dicka 32’, Kamada 66’ / N’Dicka (aut.) 12’, Rutter 78’

Koln-Arminia-Bielefeld 3-1
Shënues:
Uth 3’, Modeste 43’, Thielmann 86’ / Hubers (aut.) 33’

Freiburg-Borussia M’Gladbach 3-3
Shënues:
Grifo (pen.) 49’, Gunter 61’, Lienhart 80’ / Bensebaini 3’, Embolo 13’, Stindl 90+3’

Greuther Furth-Bayer Leverkusen 1-4
Shënues:
Willems 5’ / Schick 8’, Azmoun 18’, Paulinho 58’, Palacios 84’

RB Leipzig-Union Berlin 1-2
Shënues:
Poulsen 46’ / Michel 86’, Behrens 89’

Foto: FC Bayern Munchen, Twitter

You may also like