Bayern bën ofertë për Mane-n, por Liverpool kërkon dyfishin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Liverpool ka refuzuar një ofertë prej 21 milionë paundësh nga Bayern Munich për Sadio Mane. Mediet britanike raportojnë se te “The Reds” sulmuesi vlerësohet në rreth 42.5 milionë paund dhe duke qenë se senegalezi ka edhe një vit kontratë në “Anfield”, Liverpool nuk pranon largimin e 30-vjeçarit për një shifër më të ulët.

Mane është në krye të listës së dëshirave të Bayernit për të zëvendësuar Robert Lewandowski-n, në rast se polaku do të largohet. Pak ditë më parë sulmuesi i Liverpool pati deklaruar se a do të largohet nga klubi anglez pasi sipas Mane-s kjo është dëshira e senegalezëve, megjithatë ditën e djeshme ai hodhi poshtë deklaratën e vetë, duke theksuar se kishte bërë shaka.

Megjithatë Liverpool raportohet se tashmë e ka gati zëvendësuesin e Mane dhe ai është lojtari i Leeds United, Raphinha. Vlen të theksohet se Raphinha mund të afrohet te Liverpool vetëm në rast se Mane do të largohet dhe “The Reds” nuk pranojnë kurrsesi ta shesin sulmuesin e tyre nëse nuk marrin shirën e kërkuar.

Kjo edhe për faktin se senegalezi ishte vendimtar në ecurinë e Liverpool në sezonin që u mbyll, ndërsa në 51 ndeshje në të gjitha kompeticionet 30-vjeçari ka shënuar 23 gola dhe ka dhënë 5 asiste./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like