Baumgartner shpëton Hoffenheimin, Stuttgart në krizë të thellë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Hoffenheim ka marrë një fitore të vuajtur përballë Stuttgartit në ndeshjen hapëse të javës së 24-t të Bundesligës gjermane.

Baumgartner ka qenë heroi i vendasve, që me dygolëshin e shënuar në fund të takimit, ka përmbysur avantazhin e miqve.

Vendasit kanë dominuar pjesën e parë dhe kanë gjetur rrugën e rrjetës me Benjamin Hubner, por goli i tij është anuluar nga VAR.

Miqtë surprizojnë në pjesën e dytë dhe shënojnë me Endo, por 5 minuta para përfundimit të takimit Hoffenheim barazon me Baumgartner.

Është sërish mesfushori austriak që shënon për vendasit në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe i dhuron Hoffenheimit një trepikësh me vlera, që e ngjit në kuotën e 40 pikëve në tabelën e klasifikimit.

Stuttgart është në krizë të thellë dhe tashmë rrezikon seriozisht rënien në kategorinë inferiore. / Oversport.tv

Foto: TSG Hoffenheim Twitter

Gjermani-Bundesliga / Java e 24-t

Hoffenheim- Stuttgart 2-1

Baumgartner 85’, 90’ / Endo 58’

You may also like