Batatina thurr elozhe për gjyqtarin Valbon Hoxha

by admin
Spread the love

Ka përfunduar stinori vjeshtor dhe faza e dytë e kampionatit në Superligën e Kosovës në futboll.

Këtë sezon futbolli kosovar është pasuruar me disa gjyqtarë mjaftë të talentuar.

Njëri nga ta është gjyqtari gjilanas, Valbon Hoxha, i cili ka gjykuar disa ndeshje këtë sezon me plot sukses.

Së fundmi elozhe për gjyqtarin e ri ka thurur edhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Hoxha e ka gjykuar ndeshjen derbi mes Prishtinës dhe Llapit, dhe për këtë ndeshje Batatina është ndjerë shumë i kënaqur me ndarjen e drejtësisë.

‘Një trajner pas lojës është ajo euforia, por ku e kam parë pastaj ndeshjen ndaj Prishtinës, gjyqtari kryesor, Valbon Hoxha, ka qenë i jashtëzakonshëm, tash dua ta lavdëroj. Mendoj që gjyqtarët e rinj në fushë duhen të përkrahen. Gjyqtarin kryesor e kanë vu në vështirësi VAR-i shumë herë gjatë lojës. Pra për mendimin tim ka qenë shumë korrekt gjatë lojës, unë kam mundur me reagu si trajneri, por e kam shikuar ndeshjen ka qenë shumë cilësor dhe një gjyqtar që mundet me qenë shumë lartë’, ka thënë Batatina të dielën në emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Lexo lajme interesante

You may also like